Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë shpall
Konkurs
për
Pranimin e Zyrtarit/es për Komunikim
Afati i fundit për Aplikim:
1 Shtator 2014
QKSS është organizatë jo-qeveritare dhe jo-profitabile e themeluar me qëllim kryesor të zhvillojë studimet kërkimore-shkencore, në sektorin e sigurisë. QKSS përmes aktiviteteve të saj synon organizimin e konferencave dhe tryezave profesionale në sferën e politikave të sigurisë, sundimit të ligjit, drejtësisë si dhe ofron trajnime për grupe të caktuara në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë dhe drejtësisë. Më shumë informata rreth punës tonë mund të i gjeni në: www.stagingerris.com.
QKSS ka arritur të dëshmojë sukses nëpërmjet:
- lansimit të gjetjeve të grumbulluara në kuadër të hulumtimeve tona kualitative dhe kuantitative;
- krijimit të linjave të besueshmërisë me publikun në lidhje me propozimet e saj për përmirësimin e politikave publike në kuadër të sektorit;
- komunikimit në baza të rregullta me publikun nëpërmjet mediave dhe aktiviteteve tjera të ndryshme promovuese;
- ngritjes së vetëdijesimit lidhur me qeverisjen demokratike të sektorit të sigurisë;
- kontributit në çështjet e zhvillimit të legjislacionit dhe politikave në sferën e sigurisë
Përshkrimi i punës
Me këtë thirrje QKSS synon që të punësoj një person me orar të plotë pune (40 orë në javë), i cili do të bart përgjegjësi si në vijim:
- Të shërbej si urë lidhëse ndërmjet stafit udhëheqës/hulumtues të QKSS-s në njërën anë dhe partnerëve bashkëpunues e mediave në anën tjetër;
- Të shërbej si kontakt-person përgjegjës që të i informoj me kohë mediat dhe organizatat partnere në lidhje me aktivitetet dhe rezultatet e Qendrës;
- Të kujdeset në mënyrë kreative për imazhin e Qendrës;
- Të mbajë komunikim të rregullt me partnerët medial ekzistues si dhe të kontribuoj aktivisht në gjetjen kontakteve të reja me të gjithë gazetarët dhe mediat të cilët kanë për fokus apo trajtojnë çështjet e sigurisë;
- Të monitoroj në baza të rregullta punën e hulumtuesve, dhe në përputhje me rrethanat të asistoj, propozojë, koordinoj dhe organizoj aktivitetet e tyre avokuese dhe paraqitjet në media;
- Të publikoj në baza të përditshme të gjitha informacionet e ndërlidhura me QKSS në ueb-faqen e
internetit të QKSS, si dhe të shpërndarjes së këtyre informacioneve profilet zyrtare të saj në
rrjetet sociale (Facebook, Twitter, Youtube, Linkedin dhe Google +);
- Të shpërndaj me anë të profilit zyrtar të QKSS në rrjetet sociale (Facebook, Twitter, Youtube,
Linkedin dhe Google +) të gjitha informacionet apo artikujt e mediave të cilat ndërlidhen me
stafin e QKSS apo aktivitetet e Qendrës;
- Të ndërtoj një databazë të azhuruar ku janë të listuara të gjitha paraqitjet e stafit të QKSS në
media;
- Të draftoj 'Buletinin' periodik tre mujor të QKSS ku janë të listuara të gjitha titujt kryesore në
lidhje me aktivitetetet hulumtuese, avokuese dhe kapacitet-ndërtuese të QKSS;
- Të koordinoj procesin e shtypjes dhe shpërndarjes së botimeve të Qendrës;
- Të koordinoj organizimin e konferencave dhe seminareve të QKSS;
- Të asistoj në hartimin e strategjisë së komunikimit;
- Të luaj rol kryesor në implementimin e strategjisë së komunikimi.
Kandidatët e përzgjedhur do të nënshkruajnë një kontratë një vjeçare me mundësi të ripërtëritjes për një
vit tjetër. Pas kësaj periudhe, punësimi do të varet nga donacionet.
Jemi në kërkim të kandidatëve të cilët u përshtaten profilit të mëposhtëm:
Arsimi dhe njohuritë:
- Të ketë të përfunduar së paku fakultetin në shkencat sociale (shkenca politike, sociologji,
gazetari, filozofi);
- Të ketë përvojë të dëshmuar (të paktën 3) vite në fushën e komunikimit masiv/gazetarisë;
- Kulturë të përgjithshme, vetëdije dhe njohuri të ngjarjeve politike e të sigurisë në vend;
- Njohuri të mira të skenës së medias në Kosovë;
Aftësitë:
- Shkrim medial - të përgatisë me lehtësi tekstet e shkruara në formën e duhur në përputhje me
qëllimin, rastin, dhe audiencën;
- Organizimin e detyrave që kërkojnë pjesëmarrjen e të tjerëve (p.sh. organizimin e ngjarjeve,
përgatitja e publikimeve etj);
- Njohuri kompjuterike;
- Njohuri të shkëlqyera në të shkruar dhe komunikuar të gjuhës Shqipe dhe asaj Angleze (e
domosdoshme);
- Njohuri të mira të gjuhës serbe;
- Organizimi i mirë i kohës së vet dhe aftësia për të kryer detyra të shumta në të njëjtën kohë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1) CV-ja/biografia jo më e gjatë se 3 faqe; 2) letër motivimi në të cilën do cekni:
a) arsyet pse aplikoni për Zyrtar/e e Komunikimit në QKSS;
b) pse mendoni që duhet të ju përzgjedhim juve.
3) Dëshmi për përvojë pune të mëhershme si dhe ekzemplar të punës së mëhershme (tekst i botuar ose raporte të mediave, punime/ese studentore), nëse posedohen. 4) emrat, titujt dhe kontaktet e dy personave që ju rekomandojnë. Rekomandimet mund të ua japin profesorët, punëdhënësit e mëparshëm, kolegët, bashkëpunëtorët nga organizatat partnere.
Metoda e përzgjedhjes: Aplikacionet me dokumentacion jo të plotë dhe kandidatët që nuk i plotësojnë kërkesat zyrtare nuk do të merren parasysh. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë inkurajon të gjithë kandidatët të cilët/at i plotësojnë kushtet e kërkuara dhe të cilët/at besojnë që mund të i përgjigjen kërkesave të përcaktuara të i dorëzojnë aplikimet e tyre deri me datën 1 Shtator 2014 pasdite në email adresën: mentor.vrajolli@stagingerris.com me titullin: "Në lidhje me konkursin për Zyrtarin e Komunikimit".
Në procesin e përzgjedhjes, QKSS do të aplikojë parimin e meritës si dhe të gjitha dispozitat e rekrutimit siç parashihen me Ligjin Nr.03/L-212 të Punës të Republikës së Kosovës.
Vetëm personat e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Në rast se nuk keni pranuar një email nga QKSS deri me datën 10 shtator 2014, atëherë ju nuk jeni futur në listën e të intervistuarve. Çdo formë tjetër e kontaktit me stafin e QKSS, përveç instruksioneve të dhëna në paragrafin paraprak, nuk do të merret parasysh.