NJOFTIM

Të nderuar lexues, bashkëpunëtorë dhe përcjellës të rregullt të aktiviteteve të QKSS. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dëshiron të ritheksojë pozicionin e saj tejet të pavarur, neutral dhe shumë profesional. Barometri Kosovar i Sigurisë, si njëri ndër programet e QKSS, është bërë duke përdorur një metodologji bashkëkohore të hulumtimit kuantitativ. Ne, dhe posaçërisht ekipi hulumtues i Barometrit, është i hapur të ofrojë detajet lidhur me metodologjinë e përdorur si dhe të dhënat e grumbulluara në mënyrë profesionale. Të interesuarit mund të na kontaktojnë në info@stagingerris.com

About Project

Për ata që nuk e kanë të njohur, QKSS promovon konceptin e ri të sigurisë që reflekton një bazë të gjerë të çështjeve bazuar në "Shkollën e Mendimit të Kopenhagës".   Si duket, një numër i caktuar i mediave dhe akterëve të tjerë, me apo pa dashje kanë "kanalizuar" diskursin vetëm në kontekst të një indikatori të matur përderisa Barometri ngërthen në vete mbi 100 pyetje dhe ato kryesisht në kuadër të sferës së gjerë të sigurisë, drejtësisë, politikës së jashtme e të brendshme dhe ekonomisë.

QKSS ka guxim profesional të bazuar dhe si rrjedhojë nuk druan nga qëllimi për rritjen e cilësisë së hulumtimeve kualitative dhe kuantitative në Kosovë si dhe drejtpërdrejt në ngritjen e llogaridhënies. Kjo edhe ka rezultuar në një sukses të dalluar të qendrës në trajtimin e temave të ndryshme. Tendencat për njollosjen e punës sonë kanë për qëllim cenimin e lirisë së asocimit, lirisë së shprehjes dhe punës shkencore të cilat garantohen me Kushtetutë dhe të cilat janë elemente esenciale të demokracisë.

Sinqerisht,

Ekipi i QKSS