DONIKA EMINI NË PROGRAMIN: “TRAIN 2015 - NXITJA E DIALOGUT POLITIK NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

23/06/2015

DONIKA EMINI NË PROGRAMIN: “TRAIN 2015 - NXITJA E DIALOGUT POLITIK NË BALLKANIN PERËNDIMOR”

Hulumtuesja e QKSS, Donika Emini po merr pjesë në punëtorinë e dytë e organizuar në kuadër të programit TRAIN – Nxitja e Dialogut Politik i financuar nga Zyra e Jashtme Federale (Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore) dhe të drejtuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP).

Fokusi kryesor i kësaj punëtorie do të përfshijë aktivitete në komunikim dhe fokusi strategjik i hulumtimeve të politikave, prezantimin e drafteve të para të dokumenteve, ndërsa një pjesë e madhe e seminarit do të jetë e fokusuar në takimet dhe vizitat studimore në Parlamentin Gjerman, Zyra e Jashtme Federale dhe Kancelarisë Federale për të diskutuar mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit gjatë ditëve të punëtorisë do të takohen me analistë politik nga Berlini për të shkëmbejnë përvojat e tyre të punës në grupet e ekspertëve në Ballkanin Perëndimor dhe në Gjermani.