FLORIAN QEHAJA MORI PJESË NË SAMITIN PËR LUFTËN KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË WASHINGTON D.C

23/02/2015

FLORIAN QEHAJA MORI PJESË NË SAMITIN PËR LUFTËN KUNDËR EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM NË WASHINGTON D.C

Drejtori Ekzekutiv i QKSS, Florian Qehaja mori pjesë në Samitin e Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm që u mbajt më 19 shkurt në Washington D.C, ShBA.

Ky samit mblodhi së bashku mbi tetëdhjetë  përfaqësues të qeverive dhe ministra, ​​si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, sektori privat, udhëheqës fetar dhe akademike. Samiti u drejtua nga Presidenti Obama i cili deklaroj nevojën për të bashkuar në parandalimin e ekstremizmit dhe ruajtjen e tolerancës fetare në mbarë globin. Samiti u organizua nën kujdesin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Qëllimi i këtij takimi ishte që të strukturoj dhe të koordinojë përpjekjet e vendeve të prekura nga grupet ekstremiste rreth globit.

Në margjinat e Samitit, Florian Qehaja ka pasur takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, shoqërisë civile dhe sektorit privat. Samiti ka qenë një mundësi e madhe për krijimin e rrjeteve dhe ndërveprim me ekspertë dhe udhëheqës nga e gjithë bota. Qëllimi i samitit i përshtatet fushëveprimit të QKSS për të rritur sigurinë dhe ruajtjen e stabilitetit ku lëvizjet e fundit të ekstremistëve në Kosovë  dhe rajon janë të dëmshme kundrejt këtyre përpjekjeve.

Përveç Samitit, Florian Qehaja mori pjesë edhe në takime me përfaqësues të Departamentit të Shtetit të ShBA-ve dhe Think Tanks nga Washingtoni. Më 20 shkurt, Florian Qehaja gjithashtu mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti i Washingtonit për Politikat e Lindjes së Afërme e titulluar "Rehabilitimi dhe Ri-integrimi i luftëtarëve të kthyer nga jashtë". Florian Qehaja gjatë qëndrimit të tij ka takuar përfaqësues të shumtë të Think Tank-eve nga Washingtoni dhe Bota.