22/04/2024
Përfaqësues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) morën pjesë në konferencën përbyllëse të projektit “De-Radikalizimi në Evropë dhe më gjerë: Zbulim, Zgjidhje dhe Ri-integrim (D.Rad)”, e cila u mbajt me datat 21-23 Mars, 2024 në Univerzitetin Freie të Berlinit, në Berlin.
Konferenca mblodhi partnerët e projektit nga anembanë bota, përfshi këtu edhe QKSS-në, si dhe pjesëmarrës nga bota akademike dhe më tej, për të prezantuar rezultatet e arritura të projektit dhe për të reflektuar lidhur më punën e bërë. Gjatë konferencës gjithashtu u prezantuan punime akademike nga hulumtues dhe akademikë puna e të cilëve prekë tema relevante të cilat i trajtoi projekti.
QKSS që nga Dhjetori 2020 ka filluar implementimin e projektit D.Rad në kuadër të skemës RIA - Iniciativa per Hulumtime dhe Inovacion pjesë e Horizon2020 e mbështetur nga Bashkimi Europian dhe e kordinuar nga Universiteti Glasgow Caledonian. Në kuadër të këtij projekti QKSS ka publikuar një seri raportesh dhe hulumtimesh, të cilat mund t’i lexoni këtu: