QKSS Lanson Platformën securitybarometer.stagingerris.com

21/12/2022

QKSS Lanson Platformën securitybarometer.stagingerris.com

Gjatë konferencës së fundit të vitit 2022, është bërë lansimi i platformës securitybarometer.stagingerris.com. Kjo webfaqe paraqet një platformë interaktive ku publiku mund të shohë dhe analizojë të dhënat që i marrim përmes anketave të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Platforma përmbanë dy databaza të vitit 2022 dhe 2021, për perceptimet e qytetarëve të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë në lidhje me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë. Platforma po ashtu ofron informata të hollësishme në lidhje me metodologjinë dhe projektin e Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Sa i përket të dhënave, platforma ofron mundësi analizimi dhe ndërveprimi me të dhënat të ndara në 13 kategori: Besimi në Institucione, Integriteti i Institucioneve Publike, Integriteti i Policisë, Kontakti me Institucione, Kërcënimet dhe Rreziqet Kombëtare, Siguria Publike dhe Personale, Pandemia Covid-19, Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Rajonal, Integrimi në BE,  Kërcënimi nga Ekstremizmi i Dhunshëm, Mjedisi Politik, Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, Marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë, dhe Marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë. Po ashtu, qytetarët mund të ndajnë dhe veçojnë perceptimet e respondentëve në bazë të shtetit, rajonit, kombësisë, gjinisë, moshës dhe vendbanimit të tyre. 

Platforma po ashtu ofron të gjitha raportet e publikuara nga QKSS, BCSP dhe CSDG në programin e BSBP-së të mbledhura në një vend.

Platforma është e qasshme nga sot në këtë link: https://securitybarometer.stagingerris.com/