KONFERENCË: IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES NË MES TË PRISHTINËS DHE BEOGRADIT – DIMENSIONI I BASHKËPUNIMIT POLICOR

Kjo konferencë do të mbahet si pjesë e projektit dhe bashkëpunimit rajonal ‘Forumi Rajonal i Sigurisë: Prishtinë-Beograd-Tiranë’, respektivisht Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë nga Prishtina, Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë nga Beogradi, dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim nga Tirana. Ky projekt është i mbështetur nga Ministra e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Konferenca do të shpalos të arriturat e përgjithshme të marrëveshjes, si dhe hulumtimin mbi marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale në mes të tri vendeve përkatëse në fushën e sigurisë dhe drejtësisë – me fokus të veçantë në bashkëpunimin rajonal policor.

KONFERENCË: IMPLEMENTIMI I MARRËVESHJES NË MES TË PRISHTINËS DHE BEOGRADIT – DIMENSIONI I BASHKËPUNIMIT POLICOR

Rreth Projektit

Konferenca do të ketë karakter diskutimi me panelistë të ftuar dhe audiencë për diskutim. Të gjeturat e këtij diskutimi do të përdoren si burime për hulumtime të ardhshme të partnereve relevant.

Diskutimi do të mbahet në gjuhen shqipe/angleze, si dhe do të ketë përkthim anasjelltas.

 

Për më shumë informata rreth projektit pjesë e së cilës është edhe kjo konferenca ju lutem ta konsultoni linkun e bashkangjitur më poshtë:

 

Konferenca do të mbahet me 10  shtator 2013, në EU Information Center, duke filluar nga ora 10:00.

Luten që të gjithë te interesuarit kontaktojnë Sofije Kryeziu në email-in: sofije.kryeziu@stagingerris.com ose në numrin e telefonit +381 (0) 038 221 420 për ta konfirmuar pjesëmarrjen.