KONKURS PËR PRANIMIN E HULUMTUESVE NË TERREN
Barometri Kosovar i Sigurisë - BKS 2019
Data e shpalljes:
18 shtator 2019
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), hap konkurs për pranimin e pesëmbëdhjetë (15) hulumtuesve në terren. Hulumtimi në terren do të filloj më mbahet gjatë pjesës së parë të muajit tetor në të gjithë Kosovën, dhe do të zgjasë 5-7 ditë.
Kriteret esenciale të përzgjedhjes:
• Të jetë student në fakultetet e shkencave sociale (shkenca politike, sociologji, juridik)
• Të shpreh interesim dhe gatishmëri për hulumtim në shkencat sociale në përgjithësi dhe çështje të sigurisë në veçanti;
• Të ketë njohuri të mira të metodave të hulumtimit shkencor;
• Të jetë jo më i/e vjetër se 25 vjeç;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV
• Letërnjoftimi/Pasaporta e skanuar
Për të aplikuar për Hulumtues në terren, ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet në këtë e-mail adresë: taulant.boshnjaku@stagingerris.com duke shkruar në Subjekt - Aplikimi per hulumtues ne terren - BKS 2019. Konkursi mbetet i hapur deri më 27 shtator 2019. Interesimet pas kësaj date nuk do të merren parasysh.
Vërejtje:
Dokumentet e pakompletuara dhe çdo mënyrë tjetër e kontaktit nuk do të merret parasysh.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen përmes emailit. Mos-kontaktimi i juaj deri më 2 tetor 2019 nënkupton se ju nuk jeni përzgjedhur.