Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) lanson rezultatet e edicionit të dytë të sondazhit Barometri Kosovar i Sigurisë të mërkurën, 22 Maj 2013, duke filluar nga ora 11.00 - 12.30 ne Hotel Sirius, Prishtinë.
Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve dhe përshtypjeve të qytetarëve të Kosovës me qellim të informimit të procesit të politike-bërjes. Prezantimi do të ofroj një përmbledhje të perceptimeve të qytetareve ne Kosove rreth sigurisë, kënaqshmërisë me institucionet e sigurisë (Policia, KFOR, EULEX, FSK, AKI, Doganat), përformancës se institucioneve të drejtësisë, perceptimet e tyre mbi rreziqet e brendshme dhe të jashtme, marredheniet ndër-etnike, dialogut Prishtinë-Beograd dhe sigurisë ekonomike ne Kosovë.
Sondazhi është realizuar gjatë muajit Prill 2013 përmes intervistave sy-me-sy me amvisëri ne Kosovë. Mostra kombëtare ka përfshire 1067 amvisëri dhe përfaqëson opinionet e qytetareve të moshës 18 vjet (te moshës se rritur) ose me të vjetër të të gjitha etnive ne Kosove.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në konferencë, luten që të kontaktojnë Sofije Kryeziu ne email adresën: sofije.kryeziu@stagingerris.com