PERCEPTIONS “KUPTIMI I NDIKIMIT TË TEKNOLOGJIVE TË REJA, MEDIAVE SOCIALE DHE PERCEPTIMET NË VENDET E JASHTME MBI FLUKSET E MIGRIMIT DHE SIGURIA E BE-SË & OFRIMI I VLEFSHËM KUNDËRVEPRUES NDAJ QASJES, M

PERCEPTIONS synon të identifikojë narrativët dhe perceptimet (apo perceptimet e gabuara) për BE-në nga jashtë, të vlerësojë çështje të mundshme që lidhen me kufijtë dhe sigurinë e jashtme për një planifikim më të mirë të reagimeve dhe masave kundërvepruese

PERCEPTIONS “KUPTIMI I NDIKIMIT TË TEKNOLOGJIVE TË REJA, MEDIAVE SOCIALE DHE PERCEPTIMET NË VENDET E JASHTME MBI FLUKSET E MIGRIMIT DHE SIGURIA E BE-SË & OFRIMI I VLEFSHËM KUNDËRVEPRUES NDAJ QASJES, M

Rreth Projektit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)  që nga shtatori 2019 është pjesë e projektit PERCEPTIONS në kuadër të Skemës Horizon 2020 e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e menaxhuar nga SYNYO Gmbh.

Projekti PERCEPTIONS synon të identifikojë narrativët dhe perceptimet (apo perceptimet e gabuara) për BE-në nga jashtë, të vlerësojë çështje të mundshme që lidhen me kufijtë dhe sigurinë e jashtme për një planifikim më të mirë të reagimeve dhe masave kundërvepruese. Për këtë qëllim, projekti do të hulumtojë mbi narrativët dhe mitet që qarkullojnë rreth BE-së në tre vende të origjinës së emigrantëve (si dhe të tranzitit) (Algjeria, Egjipti, Tunizia) dhe katër vendet mesdhetare si destinacion i emigrantëve (Qipro, Greqia, Italia, Spanja), si dhe dy vendet e tranzitit në Evropë (Bullgari dhe Kosovë), që përfaqësojnë tre rrugë për në Evropë (Mesdheun Perëndimor, Qendror dhe Lindor). Hulumtimi do të bëhet në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë për të kuptuar se si BE-ja perceptohet në mediat sociale, gazetat vendore dhe nga publiku i gjerë.

Për këtë do të përdoret një qasje gjithëpërfshirëse duke kombinuar metodat hulumtuese kuantitative dhe kualitative në disa prej vendeve partnere. Rezultatet do të analizohen në sfondin e literaturës shkencore. Bazuar në njohuritë e hulumtimit, konsorciumi i këtij projekti do të zhvillojë një model kornizë të projektit PERCEPTIONS duke përfshirë rekomandimet e politikave, planet e veprimit dhe një strategji politike - të përafruar me parimet etike të BE-së - duke i adresuar këto sfida përmes politikës së jashtme në nivele të ndryshme (nga kontaktet bilaterale deri te grupet e punës të nivelit të lartë). Për  më tepër, kjo kornizë do të përbëhet prej metodave të reja të vlefshme për politikëbërësit dhe organizatat e shoqërisë civile për t’i mbështetur në paraqitjen sa më reale të BE-së përballë këtyre vendeve.

Roli i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në projektin PERCEPTIONS është zbatimi i aktiviteteve hulumtuese për të vlerësuar politikave ekzistuese dhe rekomandimet e politikave, si dhe modelet aktuale për sa i përket çështjes së migrimit dhe narrativëve rreth këtij fenomeni. Për më tepër, QKSS-ja do të zhvillojë intervista kuantitative dhe kualitative emigrantët dhe politikëbërësit në Kosovë, si dhe do të organizojë grupe fokusi me përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe organizatat e shoqërisë civile për të identifikuar nevojat në drejtim të përmirësimit të sigurisë së jashtme. Po ashtu, QKSS-ja do të kontribuojë në aktivitetet promovuese të projektit PERCEPTIONS gjatë fazës së zbatimit të këtij projekti.

Projekti i titulluar “Kuptimi i ndikimit të teknologjive të reja, mediave sociale dhe perceptimet në vendet e jashtme mbi flukset e migrimit dhe siguria e BE-së & ofrimi i vlefshëm kundërveprues ndaj qasjes, mjeteve dhe praktikave” ka filluar të zbatohet në shtator të vitit 2019 dhe do të zgjasë 36 muaj. QKSS-ja është njëra nga organizatat partnere të këtij projekti, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e aktiviteteve të projektit në Kosovë. Krahas QKSS-së, partnerë të këtij projekti janë universitete prestigjioze evropiane, institute hulumtuese dhe organizata të shoqërisë civile nga vendet e ndryshme.

Detajet e projektit:

Titulli: Kuptimi i ndikimit të teknologjive të reja, mediave sociale dhe perceptimet në vendet e jashtme mbi flukset e migrimit dhe siguria e BE-së & ofrimi i vlefshëm kundërveprues ndaj qasjes, mjeteve dhe praktikave

Koordinator: SYNYO GmbH

Numri i projektit 833870

Data e fillimit: 01.09.2019

Kohëzgjatja: 36 months

Informatat kontaktuese:

Website https://project.perceptions.eu/

Email office@perceptions.eu

Twitter https://twitter.com/PERCEPTIONS_EU