Fondacioni Think Tank shpall Programin për Think Tank për Zhvillim Profesional për të rinjtë e diplomuar në studimet MA dhe PhD të cilët u diplomuan me diplomë PhD, LLM ose MA në shkencat sociale dhe humane nga universitetet e cilësisë së lartë në vendet e OBEZh-së në tri vitet e fundit.
Kapitali njerëzor është aseti më i madh i secilit dhe çdo instituti hulumtues (think tank). Në sigurimin e hulumtuesve të besueshëm dhe me cilësi të lartë, institutet hulumtuese konkurrojnë me konkurrentë shumë të fuqishëm, p.sh qeveritë, agjencitë shtetërore, kompanitë private, bankat, dhe kompanitë konsulente. Prandaj, institutet hulumtuese rajonale duhet të hartojnë strategji të posaçme për motivim për të mbajtur personelin ekzistues dhe për të tërhequr individë të rinj të talentuar që të i zgjedhin për pikërisht ato institute për karrierë. Pavarësisht të qenit të pranishëm në jetën publike, institutet hulumtuese përbëjnë një pjesë të vogël të shoqërisë civile dhe shpesh nuk janë zgjedhja e parë për të sapo-diplomuarit të cilët janë të interesuar të hyjnë në karrierë hulumtuese.
Me këtë iniciativë Fondacioni Think Tank synon të mbështesë deri në 15 "të kthyer" çdo vit për të marrë poste në institutet hulumtuese të interesuara në tërheqjen e stafit të ri. Me këto aktivitete, shpresojmë të ndihmojmë njerëz të rinj dhe të talentuar të hyjnë në institutet hulumtuese të rajonit, të sigurojmë ndërtimin e kapaciteteve të kthyerve të talentuar duke u angazhuar në hulumtime të politikave relevante, analiza dhe avokim nën drejtimin e stafit me përvojë, dhe të ndihmojmë institutet hulumtuese në rekrutimin e talentit të ri në radhët e tyre. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është një prej instituteve hulumtuese të përzgjedhura, ku kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për periudhë gjashtë mujore të financuar nga Fondacioni Think Tank.
Programi për Institutet Hulumtuese për Zhvillim Profesional për të rinjtë e diplomuar nëprogramet MA dhe PhD synon të tërheqë të diplomuarit e programeve MA dhe PhD në shkencat sociale dhe humane në institutet e përzgjedhura hulumtuese në Evropën Qendrore dhe Lindore, Evropën Juglindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik, duke u dhënë atyre një mundësi për të fituar përvojë të dorës së parë në Hulumtime të orientuara kah politika dhe avokimi në një institut të njohur në rajon. Programi është dizajnuar për të përfituar të dyja palët, profesionistët e rinj dhe organizatat e tyre pritëse. Ky program mundëson pjesëmarrjen e instituteve hulumtuese për të rekrutuar fillimisht hulumtuesit e rinj nga rajoni të cilët u diplomuan në tri vitet e fundit nga universitetet e vendeve të OBEZh-së, duke përfshirë edhe Universitetin e Evropës Qendrore në Hungari. Varësisht nga tema hulumtuese, programet individuale në organizatat pritëse do të zgjasin deri në gjashtë muaj duke filluar nga dhjetori 2013.
Qëllimi dhe Prioritetet
Pas procesit të përzgjedhjes, Fondacioni Think Tank pret që profesionistët e rinj të pranuar të marrin një pozitë me orar të plotë në një nga institutet hulumtuese të rajonit (më shumë gjasa në vendin e tyre të origjinës ose në një vend ku ata do të donin të rifillonin karrierën e tyre dhe janë në gjendje të justifikojnë këtë vendim) për një periudhë deri në gjashtë muaj. Këta individë do të banojnë në vendin e organizatave ftuese gjatë gjithë kohëzgjatjes së programit, të punojnë me orar të plotë në zyrat pritëse të instituteve hulumtuese, dhe do të bëhen pjesë e organizatës (ky angazhim ngjan në një punë praktike të paguar me orar të plotë). Gjatë gjithë kësaj periudhe, profesionistët e rinj pritet të angazhohen në projekte në vazhdim të politikave hulumtuese dhe zhvillimin e produkteve konkrete të politikave në marrëveshje me organizatën pritëse.
Puna e tyre do të udhëhiqet nga stafi i lartë hulumtues ose nga drejtori i institutit hulumtues i cili do të konsiderohet mentor. Fondacioni Think Tank inkurajon të dyja palët, profesionistin e ri dhe organizatën pritëse të i përdorë këto gjashtë muaj për ngritje të fondeve tjera dhe, nëse është e mundur, të ofrojë qëndrim të përhershëm.
Ju lutemi aplikimin tuaj ia dërgoni Znjsh. Sofije Kryeziu në e-mail adresën e mëposhtme: sofije.kryeziu@stagingerris.com
Shkarkoni dokumentet:
Thirrje për Aplikim për të diplomuarit në programet MA dhe PhD
Lista e Organizatave Nikoqire 2013
Pozitat në dispozicion për profesionistët e rinj 2013
Për më shumë informata ju lutem klikoni në linkun në vazhdim: http://www.opensocietyfoundations.org/grants/think-tank-young-professional-development-program