TRYEZË E RRUMBULLAKËT: PROCESI I LIBERALIZIMIT TË VIZAVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR: ANALIZË KRAHASUESE

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) organizojnë tryezën e rrumbullakët me temën “Procesi i Liberalizimit të Vizave në Ballkanin Perëndimor: Analizë Krahasuese”.

TRYEZË E RRUMBULLAKËT: PROCESI I LIBERALIZIMIT TË VIZAVE NË BALLKANIN PERËNDIMOR: ANALIZË KRAHASUESE

Rreth Projektit

Me këtë rast QKSS do të lansoj një raport të emëruar “Procesi i Liberalizimit të Vizave në Ballkanin Perëndimor: Analizë Krahasuese”. Ky raport është financuar nga GIZ dhe vlerëson progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në përmbushjen e standardeve të përcaktuara në udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Hulumtimi do të shfaqë progresin e bërë nga Kosova dhe fushat për shqetësim në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Analiza krahasuese e merr për bazë udhërrëfyesin e Kosovës dhe vlerëson pozitën e çdo vendi drejt asaj reference. Analiza përfshinë një periudhë të ngushtë kohore prej 16 muajsh - nga data kur u shpërndanë udhërrëfyesit e parë në vendet e BP-së (me përjashtim të Kosovës), në mars të vitit 2008 dhe tetor të vitit 2010 kur janë bërë rekomandimet e fundit në Këshillin e BE-së për liberalizimin e regjimit të vizave për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo tryezë e rrumbullakët synon të sjellë një numër madh të ekspertëve, politikanëve, shërbyesve civil, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në mënyrë që të diskutojnë çështjet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha prezantimet do të mbahen në gjuhën shqipe (do të ofrohet përkthimi simultant nё gjuhën angleze, shqipe, serbe dhe anasjelltas).

Të gjithë te interesuarit për të marr pjesë në tryezën e rrumbullakët luten që të kontaktojnë Sofije Kryeziu në email adresen: sofije.kryeziu@stagingerris.com ose në numrin e telefonit +381 (0) 038 221 420 për ta konfirmuar pjesëmarrjen.