Ftesë për ofertë për akomodim në Mal të Zi për 25 persona

22/03/2024

Qendra Kosovare per Studime te Sigurise po zbaton projektin “Fuqizimi i të rinjve të margjinalizuar etnikisht në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë ” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Projekti "Fuqizimi i të rinjve të margjinalizuar etnikisht në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë" synon të përforcojë dhe shfrytëzojë potencialin dinamik të të rinjve etnikisht të margjinalizuar, duke siguruar rolin e tyre kryesor në formësimin e së ardhmes së rajonit.

Duke njohur diversitetin dhe sfidat e të rinjve, veçanërisht në mesin e të margjinalizuarve, nisma synon të nxisë një mjedis gjithëpërfshirës ku çdo zë vlerësohet dhe dëgjohet. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të organizoje disa aktivitete për të cilat eshte i nevojshëm ambienti per zhvillimin e tyre, akomodimi dhe sherbimi per ushqim i pjesmarresve. 

Kushtet për pjesëmarrje: Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 02.04.2024, në adresën e e-mailit: florent.gashi@stagingerris.com ose në adresën postare Rruga: Sylejman Vokshi, Blloku B, Hyrja 2, Nr 1, Prishtine.

 Specifikimet teknike: Për këtë projekt, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe sherbimet sipas pershkrimeve.

Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ Çmimi/njësi Me TVSH 

1. Sallë takimi me kapacitet 25 pjesmarrës për 2 ditë * 6 orë. 

2. Mëngjes, Drekë dhe Darkë për 25 persona *2 ditë ( kafe + pije freskuese + Supë + peshk ose mish me garniturë).

3.Dhoma per akomodim për 25 pjesmarrës për 2 netë. 

Specifikime te pergjithshme teknike: Sallat të kenë kushte të mira për sistemimin e pjesmarrësve, me energji elektrike të vazhdueshme dhe me kondicionim. Shërbimi të jetë cilesor dhe në momentet e kërkuara. Mengjes, Drekë dhe Darkë për 25 pjesëmarrës do të ofrohet në ambientet e organizimit të aktivitetit. Ofrimi i ketij shërbimi kërkohet për periudhën: Muajin Prill. Datat specifike: 12-14 Prill.

Kushte të përgjithshme: 1) Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht me objekt veprimtarie shërbimet e kërkuara; 2) Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e komunes se Prishtines 3) Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës florent.gashi@stagingerris.com brenda datës 02.04.2024 ose në adresën postare Rruga: Sylejman Vokshi, Blloku B, Hyrja 2, Nr 1, Prishtine. Nuk pranohen ofertat dorazi. 4) Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse. 

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në EUR dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta: 1) Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e marre deri nje dite para postimit te ofertes; 2) Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër. Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.