Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë(QKSS) është qendër e pavarur për politika të hulumtimit e themeluar në Prill 2008 në Prishtinë – Kosovë. QKSS është e dedikuar në zhvillimin e sektorit të sigurisë dhe reformave në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo në mënyrë aktive promovon parimin e qeverisjes së mirë, integritetin dhe qëndrueshmërinë.
E themeluar në 2008, interesi kryesor i QKSS është që të ndihmojë në zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke u bazuar në qeverisje të mirë. Për më shumë se 15 vjet, QKSS ka ndërtuar dhe ofruar ekspertiza alternative në studimet e sigurisë, duke plotësuar një boshllëk në një kontribut të kufizuar akademik në këtë fushë në Kosovë.
QKSS synon të rrisë efektivitetin duke mbështetur programet RSS nëpërmjet hulumtimeve, ngjarjeve, trajnimeve, avokimeve dhe këshillave të drejtpërdrejta të politikës. Avancimi i ideve të reja dhe metodave të shkencave sociale janë gjithashtu vlerat thelbësore të qendrës. Çdo vit, QKSS publikon një numër të madh të raporteve, dokumente të politikave dhe dokumente të shkurtra të politikave. Gjithashtu, organizon më shumë se 200 evente publike duke përfshirë konferenca, tryeza të rrumbullakëta, debate dhe ligjërata në Kosovë, dhe në bashkëpunim me partnerët regjional dhe ndërkombëtar. Një sferë e gjerë e aktiviteteve përfshijnë hulumtimet, ndërtimin e kapaciteteve, ndërgjegjësimin dhe avokimin.
Hulumtime dhe Dokumente të Politikave
Rekomandime për zhvillim të politikave dhe Avokim
Ekspertiza Alternative në sfidat bashkëkohore
Konferenca dhe Diskutime Publike mbi çështjet e sigurisë
Rrjetëzimi në mes të gjithë akterëve relevant në Kosovë
Angazhimi i Komunitetit dhe rezilienca
Lidhja dhe ndërtimi i fortë i partneriteteve me Think-Tanks dhe institucionet akademike në rajon dhe më gjerël
QKSS kryen analiza të pavarura dhe rigoroze të sfidave dhe mundësive globale, rajonale dhe specifike te vendit. Raportet tona, librat, dokumentet dhe hulumtimet kërkimore janë burim vital për udhëheqësit dhe politikëbërësit në qeveri, në sektorin privat dhe në shoqërinë civile. Për më shumë, ato shërbejnë si burim i informacionit për partnerët tanë ndërkombëtar.
Parandalimi i Ekstremizmit të Dhunshëm
Ndërtimi i Integritetit në Sektorin e Sigurisë
Bashkëpunimi Rajonal në Sektorin e Sigurisë, dhe anëtarësimi në strukturat Euro-Atlantike
Barometri Kosovar i Sigurisë
Drejtor Ekzekutiv
Udhëheqëse e Operativës
Udhëheqës i Hulumtimeve
Hulumtuese
Zyrtar i Projekteve
Hulumtuese
Asistente e Projekteve dhe Hulumtimit
Hulumtuesi i ri/Zyrtar i projekteve
Hulumtues/Udhëheqës i Zhvillimit të Programave
Hulumtuese
Bashkëpunëtore e jashtme Hulumtuese