29/03/2023
Në kuadër të programit të Barometrit të Sigurisë së Ballkanit Perëndimor (BSBP) po mbahet Gara e Eseve WBSB. Sot u mbajt aktiviteti i parë i kësaj gare, që ishte një trajnim me hulumtues të rinj rreth hulumtimit dhe shkrimit të eseve.
Së bashku me Dr Ramadan Ilazi, udhëheqës i hulumtimeve në QKSS, pjesëmarrësit u informuan se si të hartohen ese bindëse që komunikojnë qartë idetë dhe argumentet duke iu përmbajtur udhëzimeve të garës. Përgjatë programit, hulumtuesit e rinj do të shkruajnë ese duke përdorur të dhënat e marra përmes Barometrit të Sigurisë të Ballkanit Perëndimor, që gjenden në platformën securitybarometer.stagingerris.com. Tri esetë që vlerësohen si më të mirat nga ekipi vlerësues i QKSS-së do të shpërblehen me bursë dhe do të publikohen nga QKSS-ja.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Barometri i Sigurisë i Ballkanit Perëndimor”. BSBP shërben si një instrument për të matur perceptimet e qytetarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë për çështje të ndryshme të lidhura me sigurinë, sundimin e ligjit, drejtësinë, bashkëpunimin rajonal dhe ndërtimin e paqes. Ky projekt rajonal udhëhiqet nga QKSS me mbështetjen financiare të National Endowment for Democracy (NED)