23/04/2015
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ju fton të merrni pjesë nё konferencën e përbashkët rajonale "Forumi Hulumtues i Sigurisë Prishtinë-Beograd-Tiranë: Mbrojtja Civile dhe Menaxhimi Rajonal i Emergjencave", e cila do të mbahet të merkurën 29 Prill, 2015 në Hotel Sirius në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00.
Konferenca synon të sjellë ekspertë të pavarur dhe studiues nga Kosova, Serbia e Shqipëria, një numër të politikanëve, studiuesve, shërbyesve profesional, akademikëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në mënyrë që të diskutojnë çështje që lidhen me rezultatet e përgjithshme të marrëveshjes dhe rëndësinë e saj kundrejt mbrojtjes civile si dhe menaxhimin e emergjencave dhe potencialin për bashkëpunim në këtë sferë.
Struktura e konferencës do të ndahet në dy pjesë: Në panelin e parë do të bëhet prezantimi i gjetjeve te hulumtimit të titulluar “Ardhmja e Mbrojtjes Civile në Veri të Kosovës” me fokus në diskursin i përfaqësuesve të katër komunave veriore mbi strukturën; mandati dhe financimi i “Mbrojtjes Civile” (MC); Alternativat për integrimin e pjesëtarëve të MC në sektorin e sigurisë së Kosovës dhe jetën civile.
Në panelin e dytë do të prezantohen gjetjet e tri hulumtimeve në temën e Menaxhimit të Emergjencave dhe Potencialet e Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës, Shqipërise dhe Serbisë nga tri organizatat partnere. Fokusi i prezantimit të tyre do të jetë në të arriturat, të metat dhe sfidat kryesore në menaxhimin e emergjencave në të trija shtetet si dhe niveli i bashkëpunimit ndërmjet tyre në këtë fushë.
Prezantimet gjatë konferencës do të mbahen në gjuhën shqipe dhe serbe dhe njëkohësisht do të ofrohet përkthimin simultant në gjuhën angleze dhe anasjelltas
Kontributi juaj do të jetë me rëndësi të madhe dhe do të pasurojë diskutimet tona, andaj, ne mirëpresim konfirmimin tuaj më së largu të hënen, 27 prill 2015 ne këtë e-mail adresën: tringa.naka@stagingerris.com apo në numrin e telefonit +381 (0) 38 221 420.