10/06/2015
Mentor Vrajolli, Hulumtues i lartë dhe sekretar i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë(QKSS) ka marrur pjesë në punëtorinë për Parandalimin e Rekrutimit të Luftëtarëvë të huaj, në Abu Dhabi nga data 08 deri më 10 Qershor 2015.
Kjo punëtori tre-ditore ka mbledhur së bashku praktikuesit qeveritar dhe jo-qeveritar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, që të ndajnë përvojat dhe të gjejnë mënyrën e komunikimit relevant për parandalimin e luftëtareve të huaj, radikalizimin dhe rekrutimin e tyre në ISIS, por gjithashtu janë fokusuar në mënyrën se si t’i përdorin kundër-mesazhet e luftëtarëvë të huaj të cilët janë zhgënjyer. Përdorimi i intervistave, dëshmive dhe deklaratat e luftëtarëve dikur të frymëzuar të cilët tani i dënojnë aksionet e ISIS dhe grupeve tjera terroriste mund të jenë një mjet ndërkombëtar për parandalim, dhe zëri i tyre është potencialisht i fuqishëm për luftimin e rekrutimit në ISIS. Përderisa roli kundër luftëtarëve të huaj në mediat sociale do të jëtë pjesë kyqe e punëtorisë, zhvillimin i komunikimit në llojet e tjera të mediave, si dhe shpërndarja publike do të jetë gjithashtu e ekspozuar.
Qëllimi i kësaj punëtorie është që të shërbej si pikënisje për të përmbushur objektivat e mëposhtme:
- Ndërtimi në CVE Expo 2014 rrjeti I komunikimit global kundër ekstremizmt të dhunshëm dhe projektet tjera
-Njohja e vlerave të ish luftëtarëve si mesazh dërgues efektiv
- Inkurajimi i zhvillimit të projektve në mes të sektorëve të ndryshëm për kundër mesazhe
- T’ia mundësoje pjesëmarrësve të identifikojnë zhvillimin e proceseve të kundër-mesazheve dhe komponentët e tij kryesor
-Të demonstroj se si të aplikohet një kornizë kundër-mesazheve që mund të përdoret si model për qasje rajonale dhe lokale
- Të krijoj një rrjet komunikimi për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që do të vazhdojë të angazhohet dhe të punojë së bashku në të ardhmen
Kjo punëtori është organizuar nga Hedayah, Qendër e ekselencës ndërkombëtare për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm nga Abu Dhabi. Qëllimi i kësaj punëtorie ishtë të shpërndahen eksperiencat në mes të pjesëmarrësve në trajtimin e kësaj çështje. Prandaj, të gjitha diskutimet e bëra gjatë punëtorisë janë të bazuara nën rregullat e Chatham House.