24/02/2020
Berlin, Gjermani, 19 shkurt 2020 - Projekti i ri i kërkimor i BE-së PAVE (Parandalimi dhe adresimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes qëndrueshmërisë në komunitet në Ballkan dhe MENA) synon të trajtojë çështjen globale të radikalizmit duke ekzaminuar shkaqet e tij themelore dhe faktorët lëvizës.
Bazuar në një vlerësim krahasues të komuniteteve lokale me karakteristika të cenueshmërisë ose rezistencës ndaj ekstremizmit të dhunshëm në shtatë vende, 13 institucione partnere ndërkombëtare do të hartojnë propozime konkrete të politikave për të informuar qytetarët dhe palët e interesuara brenda dhe përtej rajoneve të studimit. Gjatë tre viteve të ardhshme, konsorciumi do të marrë fonde prej 3 milion eurosh nga Programi i Bashkimit Evropian Skema Horizon 2020.
Duke parë rritjen e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Evropë dhe në mbarë botën, ekziston një nevojë në rritje për një strategji të përbashkët politike dhe masa efektive parandaluese. Duket veçanërisht e rëndësishme të analizohet konteksi lokale, rajonal dhe kombëtare dhe dinamika shumëkombëshe e ekstremizmit të dhunshëm në Evropë dhe fqinjësinë e afërt të saj dhe të nxjerren mësime konkrete të mësuara për Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së dhe shtrirjen e zgjerimit të angazhimit të jashtëm.
Bazuar në një qasje pjesëmarrëse dhe ndër-rajonale, projekti i ri kërkimor PAVE ka vendosur të avancojë njohuri të bazuara në prova mbi ekstremizmin e dhunshëm në rajonin më të gjerë të Afrikës së Mesme dhe Afrikës së Veriut (MENA) dhe Ballkanit Perëndimor, dhe të forcojë kapacitetin e politikë-bërësve dhe udhëheqësve të komunitetit për një strategji efektive parandaluese midis Bashkimit Evropian dhe fqinjësisë së tij. Përpjekja e hulumtimit do të përfshijë studime empirike në komuna të zgjedhura të katër vendeve të Ballkanit (Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi) dhe tre vende MENA (Tunizia, Libani, Iraku) duke kryer një analizë gjithëpërfshirëse të ngjashmërive dhe dallimeve midis rajoneve dhe çfarë mund t’i përgjigjet atyre. Një fokus i veçantë do të jetë në vlerësimin e nismave ekzistuese parandaluese dhe masave për të përmirësuar qëndrueshmërinë e komunitetit në katër fushat tematike si në vijim:
1.) Ndërlidhja midis ekstremizmit fetar, politik dhe etnik/sektar
2.) Ndërveprimi midis institucioneve fetare dhe shtetërore
3.) Narrativat online dhe offline dhe (de-)redikalizmi
4.) Ndërveprimet shumëkombëshe, përfshirë ndikimin në dhe nga Evropa
"Ndërsa drejtuesit e ekstremizmit të dhunshëm mund të jenë mjaft specifik për kontekstin, faktorët që i bëjnë komunitetet të qëndrueshme ndaj tyre mund të jenë të ngjashëm për rajone të shumta", tha Koordinatorja e Projektit Dr Véronique Dudouet nga Fondacioni Berghof. "Ne në PAVE, synojmë të adresojmë hendekun aktual në hulumtimin krahasues, ndërsa në të njëjtën kohë të promovojmë një kuptim ndërdisiplinor dhe ndërveprim të rritur midis fushave të ndryshme shkencore".
Përgjatë periudhës tre vjeçare të projektit, ekipi hulumtues ndërdisiplinor do të zhvillojë mjete dhe udhëzime inovative të trajnimit për të mbështetur agjentët e qëndrueshmërisë së komunitetit (përfshirë udhëheqësit fetarë, kryetarët e bashkive, arsimtarët, organizatat e shoqërisë civile, gratë dhe të rinjtë), dhe do të mbështesin mësimin e ndërsjellë në praktikat më të mira që përfshijnë palët e interesuara, udhëheqësit e komunitetit, politikë-bërësit dhe publikun më të gjerë në BE, MENA dhe Ballkan.
Konsorciumi PAVE përfshin partnerë nga 12 vende të ndryshme. Më 19-20 shkurt 2020, ata do të mblidhen të gjithë për fillimin e projektit zyrtar në Berlin, Gjermani.
Faktet kryesore të projektit:
Titulli: PAVE - Parandalimi dhe adresimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes qëndrueshmërisë në komunitet në Ballkan dhe MENA
Fillimi: 1 shkurt 2020
Kohëzgjatja: 36 muaj
Buxheti: 2,999,651.25 €
Koordinator: Berghof Foundation Operations gGmbH, Gjermani
Webfaqja: www.pave-project.eu
Partnerët e Projektit
American University of Beirut, Lebanon
Berghof Foundation Operations gGmbH, Germany
EURICE – European Research and Project Office GmbH, Germany
Finn Church Aid, Finland
Fondation Maison des Sciences de l’Homme, France
Fundación Euroárabe de Altos Estudios, Spain
Hellenic Foundation for European and Foreign Policy, Greece
Kosovar Centre for Security Studies, Kosovo
Open Think Tank, Iraq
Sfax University, Tunisia
Trinity College Dublin, Ireland
University of Sarajevo, Bosnia and Herzegovina
Uppsala University, Sweden
Kontakt
Koordinator i projektit: Berghof Foundation
Telefon: +49 30 84415485
Email: press@berghof-foundation.org
Menaxher i projektit: EURICE GmbH
Janine Jost
Telefon: +49 6894 388 1331
Email: j.jost@eurice.eu
Projekti PAVE me numër 870769 mbështetet nga Skema Horizon 2020 e Bashkimi Evropian per hulumtime dhe programe inovatiove.