15/06/2015
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë është duke bashkëpunuar me Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë në projekt ligjin për Letërnjoftime.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka përpiluar një hulumtim parlamentar, me përkrahjen e USAID-it për projektin e zbatuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili komenton projekt ligjin në fjalë kundrejt specifikave të Kosovës. Gjithashtu, në këtë hulumtim përfshihen mundësitë për ndryshim të projekt ligjit bazuar në praktikat lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Ky hulumtim, i cili ju është dorëzuar anëtarëve të komisionit, shërben si bazë për rekomandimet e ofruara nga QKSS.
Hulumtuesit e QKSS-së ndjekin aktivisht takimet e këtij komisioni.