17/11/2022
Në kuadër të projektit DRIVE, QKSS po mbanë trajnimin “Sfidat dhe mundësitë në procesin e rehabilitimit dhe riintegrimit të luftëtarëve të huaj”. Në trajnim po marrin pjesë punëtorë të institucioneve të cilët merren me raste të rehabilitimit dhe riintegrimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bashkësia Islame e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe shoqëria civile.
Trajnerët e këtij programi janë Fenna Canters, Shpat Balaj dhe Skender Perteshi.
Gjatë këtyre tri ditëve, pjesëmarrësit do të njoftohen më shumë në lidhje me mjetet për të matur dhe vlerësuar riskun në procesin e vlerësimit të qytetarëve të riatdhesuar, dizajnimin e planeve të efektshme për rehabilitim dhe riintegrim, praktikën Holandeze në vlerësim të rrezikut dhe monitorim të periudhës pas përfundimit të dënimit dhe përfshirjen e komunitetit në proceset R&R.
DRIVE është një projekt i financuar nga BE-ja, që synon zbutjen e kërcënimeve që lidhen me luftëtarët e huaj dhe ekstremistët islamikë përmes përmirësimit të praktikave efektive të Shkëputjes, Rehabilitimit dhe Riintegrimit (DRR) bazuar në trajtimin me në qendër njeriun dhe përfshirjen e komuniteteve lokale dhe aktorëve publikë. QKSS bën pjesë në konsorciumin e DRIVE së bashku me organizata tjera nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Holanda, Italia dhe Belgjika.