Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)organizon konferencën ku do të bëhet ‘Lansimi i te gjeturave kryesore të Barometrit Kosovar të Sigurisë - Edicioni i tretë'.
Edicioni i tretë i Barometrit Kosovar të Sigurisë vazhdon të shërbej si një platformë për ofrimin e të dhënave të sakta dhe të besueshme rreth përceptimeve të opinionit publik mbi situatën aktuale politike dhe të sigurisë. Prezantimi do të ofrojë një përmbledhje të perceptimeve të qytetarëve në Kosovë rreth knaqëshmërisë me institucionet e sigurisë (Policia, EULEX, KFOR, AKI, FSK, Doganat, MPB, MPJ) dhe institucionet e drejtësisë, perceptimet e tyre mbi rreziqet e brendshme dhe të jashtme, perceptimet mbi korrupsionin; legjitimitetin e Qeverisë dhe Kuvendit; stabilitetin politik dhe bashkëpunimin rajonal dhe dialogun Prishtinë - Beograd. Për më shumë, QKSS do të lansojë një edicion special të Barometrit që përmban perceptimet e opinionit për Serbinë përfshirë lëvizjen e lirë atje, bashkë-jetesën me komunitetin serb, bashkëpunimi bilateral në sferën e sigurisë etj.
Sondazhi është realizuar gjatë muajit Tetor 2013 përmes intervistave ballë-për-ballë me amvisëri në gjithë territorin e Kosovës. Pyetësori dhe intervistat janë realizuar nga ekipi i QKSS-së përfshirë 30 hulumtues në teren dhe 10 hulumtues të angazhuar në mbikëqyrjen e hulumtuesve në terren dhe monitorimin e përpunimit të të dhënave. Mostra kombëtare ka përfshirë gjithsej 1119 amvisëri dhe përfaqëson opinionet e qytetareve mbi moshën 18 vjet ose me te vjetër të të gjitha etnive ne Kosove.
Projekti Barometri Kosovar i Sigurisë mbështetet nga Fondacioni Amerikan National Enowemend for Democracy (NED).
Prezantimi do të mbahet ne gjuhën shqipe kurse përkthimi do të ofrohet në gjuhën angleze.
Të gjithë te interesuarit për të marr pjesë në tryezën e rrumbullakët luten që të kontaktojnë Sofije Kryeziu në email adresen: sofije.kryeziu@stagingerris.com ose në numrin e telefonit +381 (0) 038 221 420 për ta konfirmuar pjesëmarrjen.