Shfletimi i lirë në Internet

Në Shtator 2020, Internews themeloi një konzorcium ndërkombëtar i cili synon të fuqizojë lirinë e internetit në 50 shtete. Konzorciumi, i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), është iniciativë tre-vjecare e cila ka për qëllim të rrisë sigurinë dixhitale tek sektori i shoqërisë civile, të promovojë njohuri të shtuara për ceshtjet që lidhen me sigurinë në internet dhe të avancojë të drejtat e njeriut në sferën dixhitale.

Rreth Projektit

Sfera digjitale po bëhet element gjithnjë e më integral i shoqërisë moderne bashkëkohore, me c’rast infrastruktura kritike, institutcionet shtetërore, sektori i sigurisë dhe qytetarët në përgjithësi po varen gjithnë e më shumë nga interneti. Organizatat e shoqërisë civile nuk bëjnë përjashtim në këtë rast. Ndërsa OSHC-të mbështeten gjithnjë e më shumë në mjetet e reja dixhitale për të kryer operacionet e tyre të përditshme, gjurma e tyre dixhitale rritet dhe bashkë me të rritet rreziku dixhital me të cilin ata janë të prirur të përballen. Kërcënimet kryesore kibernetike që prekin OSHC-të, duke përfshirë hakimet dixhitale që synojnë të shkaktojnë ndërprerje operacionale, vjedhjen e të dhënave ose përhapjen e dezinformatave, jo vetëm që pengojnë operacionet e përditshme organizative dhe anëtarët e stafit, por gjithashtu rrezikojnë marrëdhëniet e OSHC-ve me komunitetet në të cilat ata janë të përfshirë.

Me qëllim të identifikimit të nevojave kyce të OShC-ve në Kosovë që lidhen me fushën e sigurisë kibernetike, forcimin e kapaciteteve të tyre për t'iu kundërvënë kërcënimeve digjitale zhvillim dhe ngritjen e vetëdijes për kërcënimet kibernetike, në kuadër të projektit ‘Greater Internet Freedom” QKSS do t’i implementojë projektin “Shleftimi i lirë në Internet” në kuadër të së cilit do të organizohen tre aktivitete kryesore, përfshi këtu: i) përpilimin e një analize bazë e cila harton dhe shqyrton kërcënimet kryesore dixhitale dhe nevojat digjitale për ndërtimin e kapaciteteve të OSHC-ve në Kosovë; ii) përgatitja e një Manuali të Sigurisë Dixhitale për OSHC-të për t'iu përgjigjur dhe për të ndërtuar rezistencë ndaj sulmeve dixhitale; iii) organizimi i një trajnimi me ekspertë të fushës të cilët do t’i trajnojnë deri në 20 përfaqësues lokalë të OSHC-ve lidhur me sigurinë dixhitale. Ky trajnim do t’i targetojë OSHC-të që punojnë me individë dhe komunitete të margjinalizuara në Kosovë, duke pasur parasysh ndjeshmërinë më të lartë të të dhënave që ata mbajnë, dhe rrjedhimisht rrezikun më të lartë për keqpërdorime ne sferën dixhitale. Disa nga grupet e margjinalizuara me të cilat OShC-të në fjalë punojnë janë gratë dhe vajzat, fëmijët, viktimat/të mbijetuarat e torturës dhe traumës, personat me aftësi të kufizuara, anëtarët e komunitetit LGBTIQ+, pakicat etnike dhe individët me probleme të shëndetit mendor, ndër të tjera. QKSS gjithashtu synon të përzgjedhë OSHC që operojnë jashtë kryeqytetit, duke përfshirë OSHC-të që operojnë në komunat me shumicë serbe si Graçanica dhe Mitrovica e Veriut.