KONFERENCË: PROGRESI NË EVROPIANIZIMIN E SEKTORIT TË SIGURISË NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE MAQEDONI

Në emër të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Friedrich Ebert Stiftung (FES) ju ftojmë të merrni pjesë nё konferencën me temën ‘Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni’.

KONFERENCË: PROGRESI NË EVROPIANIZIMIN E SEKTORIT TË SIGURISË NË SHQIPËRI, KOSOVË DHE MAQEDONI

Rreth Projektit

Kjo konferencë do të shërbejë si një platformë për të mbledhur ekspertë të pavarur rajonal dhe hulumtues në Prishtinë për të diskutuar aspektet që lidhen me "evropianizimin" e njërit nga sektorët më kompleks - sektorit të sigurisë. Fokusi i projektit është në tri shtetet që gravitojnë ne pjesën jugore të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia. Konferenca do të publikoje një botim të përbashkët të përgatitur nga tre organizata të pavarura: Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) nga Kosova, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nga Shqipëria, dhe Analytica nga Maqedonia. QKSS ishte bartës i projektit, ndërsa IDM dhe Analytica ishin partnerët e projektit.

Konferenca synon të sjellë një numër të politikanëve, studiues, praktikantë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në mënyrë që të diskutojnë çështje që lidhen me procesin e evropianizimit në formatin e krahasimit të tre vendeve të rajonit: Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia.

Diskutimi do të mbahet ne gjuhen shqipe/angleze, si dhe do të ketë përkthim anasjelltas.

Të gjithë te interesuarit për të marr pjesë në tryezën e rrumbullakët luten që të kontaktojnë Sofije Kryeziu në email adresen: sofije.kryeziu@stagingerris.com ose në numrin e telefonit +381 (0) 038 221 420 për ta konfirmuar pjesëmarrjen.