Të gjithë profesionistët e rinj, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë të diplomuar nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria ftohen të aplikojnë në Shkollën Verore për Politika të Sigurisë
rganizuar si pjesë e Forumit Rajonal për Siguri ‘Beograd-Prishtinë-Tiranë’
Vendi: Ulqin, Mal i Zi
Afati i fundit për aplikim: 22 Prill 2014
Të gjithë profesionistët e rinj, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe studentë të diplomuar nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria ftohen të aplikojnë në Shkollën Verore për Politika të Sigurisë, në qoftë se dëshironi të:
• Mësoni se si mund të analizoni dhe hulumtoni politikat e sigurisë;
• Diskutoni rreth çështjeve të sigurisë njerëzore, kombëtare dhe rajonale në Ballkanin Perëndimor;
• Analizoni të përbashkëtat në mes të sigurisë dhe çështjeve të demokratizimit në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri me kolegët tuaj nga komuniteteve përkatëse
• Mendoni për propozime për tejkalimin e sfidave në marrëdhëniet dypalëshe dhe trepalëshe
• Aplikoni këtë njohuri në studimet tuaja akademike ose në punë.
APLIKONI PER SHKOLLEN VERORE PER POLITIKA TE SIGURISE
Shkolla verore është një iniciativë e përbashkët e tre think-tank të pavarura të specializuara në çështjet e sigurisë: Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM). Të tri organizatat ndajnë një shqetësim të përbashkët për sigurinë njerëzore dhe demokratizimin, dhe besojnë se përfshirja e kompetentit të shoqërisë civile në politika të sigurisë mund të bëjë qeverisjen e sigurisë më përfaqësuese, transparente, demokratike dhe efektive. Para kësaj iniciative, të tri organizatat kanë qenë pjesë e bashkëpunimit që nga viti 2009 në një hulumtim rajonal për ecurinë e reformave të sektorit të sigurisë (RSS) dhe përpjekjeve për transformim të rajonit nga një zonë konflikti në një komunitet të sigurisë.
Objektivat kryesore të shkollës verore janë:
• Për të krijuar kontakte dhe bashkëpunim mes anëtarëve të ardhshëm të komuniteteve të politikave të sigurisë nga Serbia, Kosova dhe Shqipëria;
• Të rrisë kapacitetet e kompontentit civil për angazhim në politika të sigurisë;
• Për tu angazhuar në eliminimin e mungesës së bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe demokracisë të rezultuara nga konfliktet e ngrira, si dhe zgjidhjen e mundshme të sfidave të vazhdueshme të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Shkolla Verore mbi Politikat e Sigurisë është një pjesë e projektit të përbashkët tre-vjeçarë Forumi Rajonal për Siguri: Beograd-Prishtinë-Tiranë, projekt i cili është i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. Me këtë projekt, ne duam të thellojmë bashkëpunimin dypalësh dhe trepalësh në çështjet e sigurisë duke krijuar kontakte të ndryshme në mes të komuniteteve të politikave të sigurisë (Beograd-Prishtinë-Tiranë) dhe rritjen e transparencës në qeverisje të sigurisë. Më shumë informata në lidhje me projektin rajonal Forumi Rajonal për Siguri Sigurisë: Beograd-Prishtinë-Tiranë mund ti gjeni këtu.
Detaje logjistike:
• Shkolla verore do të zgjasë 5 ditë pune nga 12-16 maj 2014 dhe pjesëmarrësit pritet që të angazhohen në të gjithë pesë ditët e punës.
• Akomodimi, ushqimi dhe transporti i organizuar është i mbuluar nga organizatorët.
• Gjuha e cila do të përdoret gjatë trajnimeve është gjuha angleze dhe nuk do të ketë përkthim anasjelltas. Prandaj, njohuri të mira të gjuhës angleze është e nevojshme, për të cilën mund të testoheni gjatë intervistave.
Kriteret për pranim:
• Profesionistë/student të diplomuar/gazetarë/shoqërisë civile mes 22-35 vjeç të cilët janë shtetas të Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë;
• Njohuri themelore të sistemit politik dhe të fushës së sigurisë së vendit të tyre përkatës;
• Diplomë universitare në shkencat shoqërore;
• Aftësi në gjuhën angleze;
• Angazhimi për pjesëmarrje në të gjitha pesë ditët e shkollës verore.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet e listuara më poshtë deri më datën 22 prill 2014 në E-mail adresat e listuara më poshtë:
• Formularin e plotësuar (përfshirë letrën e motivimit dhe esenë);
• CV;
Procesi i përzgjedhjes do të zgjasë deri në një javë pas mbylljes së afatit për aplikim dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na kontaktoni në një nga pikat e kontaktit:
• Shqipëri - Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM): Foto Duro (fduro@idmalbania.org)
• Serbi - Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë: Isidora Stakiç
(isidora.stakic@bezbednost.org)
• Kosovë - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë: Fjolla Raifi
(fjolla.raifi@stagingerris.com)
Shkarko: Thirrja për Aplikim
Shkarko: Formulari i Aplikimit