Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në vazhden e veprimtarisë së saj hulumtuese e avokuese shpall:
KONKURS
Titulli: Zyrtar/e Hulumtues/e
Orari i punës: I plotë (40 orë në javë)
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë
Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo
Detyrat dhe përgjegjësitë
Zyrtari/ja hulumtues(e) ka për detyrë që në mënyrë të përgjegjshme dhe efikase t’i ushtrojë këto funksione:
a) Kryen aktivitete hulumtuese, përfshirë grumbullimin e materialeve dhe gjetjeve, zhvillimin e intervistave në terren, monitorimin e institucioneve të sigurisë;
b) Harton analiza kualitative dhe kuantitative duke u bazuar në metodat kërkimore duke iu permbajtur rregulloreve të brendshme për hartimin e raporteve dhe dokumenteve të politikave;
c) Asiston në organizmin e aktiviteteve avokuese si konferenca, tryeza, seminare dhe fokus-grupe;
d) Përpilon dhe mirëmban databazën me informacione relevante për hulumtim;
e) Merr pjesë në takimet e rregullta me stafin e QKSS, me menaxher të programeve duke diskutuar rezultatet dhe gjetjet si dhe pranon rekomandimet;
f) Merr pjesë në debate televizive dhe intervista mediatike;
Kualifikimet dhe shkathtësitë e detyrueshme
- Të jetë shtetas i Kosovës;
- Të ketë të përfunduar studimet master në programet e shkencave sociale (shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, studime të sigurisë, sociologji, filozofi), në një nga vendet e OECD (Për më shumë lidhur me anëtarët e OECD, shih linkun http://www.oecd.org/about/membersandpartners/list-oecd-member-countries.htm)
- Të ketë përvojë të dëshmuar të paktën 2 vite në fushën e hulumtimeve apo në ndonjë pozicion ekuivalent;
- Të ketë shkallë të lartë të shkathtësive të hulumtimit, komunikimit me shkrim dhe me gojë, duke përfshirë aftësi analitike dhe shkathtësi të mira të prezantimit;
- Të ketë njohuri të zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon, përfshirë edhe njohuri lidhur me funksionimin e sistemit politik dhe atij të sigurisë;
- Të ketë njohuri të avancuara të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
- Njohuri të shkëlqyeshme të programeve kompjuterike: Microsoft Office, SPSS (apo programeve të tjera të ngjashme statistikore)
- Aftësi të mira organizative, entuziast/e, i/e gatshëm të marrë përsipër përgjegjësi dhe udhëheqësi, i/e pavarur dhe i/e gatshëm të punojë në ekip;
Kualifikimet dhe shkathtësitë e dëshirueshme
- Të ketë njohuri në marrëdhëniet ndërkombëtare në përgjithësi dhe çështjet e sigurisë në veçanti;
- Të ketë njohuri për zhvillimet rajonale dhe marrëdhëniet bilaterale;
- Të ketë njohuri të gjuhës serbe.
Kandidatët e përzgjedhur do të nënshkruajnë një kontratë gjashtë-mujore me mundësi vazhdimi.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
1) CV-ja/Biografia jo më e gjatë se 3 faqe;
2) Letër motivimi (në gjuhën angleze) në të cilën do cekni:
a) arsyet pse aplikoni për Zyrtar/e të Hulumtimit, dhe;
b) pse mendoni se ju duhet të përzgjedheni ne këtë pozitë.
3) Dëshmi për përvojë pune të mëhershme si dhe po ashtu ekzemplar të punës së mëhershem (Raporte, dokumente të politikave, Op-Eds).
Aplikacionet me dokumentacion jo të plotë dhe kandidatët që nuk i plotësojnë kërkesat zyrtare nuk do të ftohen në intervistë.
QKSS inkurajon të gjithë kandidatët të cilët/at i plotësojnë kushtet e kërkuara dhe të cilët/at besojnë që mund t’i përgjigjen kërkesave të përcaktuara t’i dorëzojnë aplikimet e tyre në email adresën: tringa.naka@stagingerris.com me titullin: "Aplikim për pozitën e Zyrtarit/es për Hulumtim". Procesi i vlerësimit të kandidatëve do të bëhet bazuar në parimin e meritës dhe konfrom legjislacionit të aplikueshëm në Kosovë.
Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Çdo formë tjetër e kontaktit me stafin e QKSS, përveç instruksioneve të dhëna në paragrafin paraprak, nuk do të merret parasysh.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë(QKSS) është qendër e pavarur për politika të hulumtimit e themeluar në Prill 2008 në Prishtinë – Kosovë. QKSS është e dedikuar në zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. QKSS në mënyrë aktive promovon parimin e qeverisjes së mirë, integritetin dhe qëndrueshmërinë.