Hulumtuese
Adelina Hasani është hulumtuese dhe publiciste. Ka përfunduar doktoraturën në marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Ankarasë. Mori titullin Master për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropën Juglindore në Universitetin e Bolonjës dhe Sarajevës (ERMA). Ndërsa studimet Baçelor i përfundoi në Universitetin e Ankarasë në drejtimin marrëdhënie ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përfshijnë studimet gjinore, ekonominë politike dhe çështjet e sigurisë. Hasani ka publikime akademike për çështjet gjinore, nacionalizmin dhe politikën e jashtme ruse.
Hasani ka organizuar trajnime të shumta për çështjet gjinore, ndërtimin dhe mobilizimin e komunitetit. Ndërkohë, ka punuar edhe në organizata lokale që merren me zhvillimin social-ekonomik të shoqërisë dhe fuqizimin e grave në të gjitha proceset politike dhe shoqërore. Ajo është bashkëthemeluese e iniciativës - Femaktiv në Prizren dhe kryeredaktore e Prizma Medium.
Adelina iu bashkua ekipit të QKSS-së në Mars 2023 si Hulumtuese.