Hulumtuese
Leureta Lumi është hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë.
Ajo ka përfunduar studimet e saj me një Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Webster University në Gjenevë me fokus në Komunitetin e Mbrojtjes Europiane, si dhe një Master në Diplomaci nga Geneva School of Diplomacy and International Relations me fokus në parandalimin e terrorizmit. Studimet e saj Bachelor i ka përfunduar në Rochester Institute of Technology në Menaxhim dhe Politikë Publike.
Leureta është një profesioniste me përvojë në politikat publike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Me përvojë të mëparshme, ajo ka shërbyer në Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës si Këshilltare e Ministrit në fushën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Ekspertiza e saj e ndryshme përfshin Sigurinë, të Drejtat e Njeriut, Ligjet Ndërkombëtare dhe Menaxhimin, të cilat janë zhvilluar nëpërmjet rolit të saj në institucione dhe organizata të ndryshme në Gjenevë të Zvicrës.