Bashkëpunëtore e jashtme Hulumtuese
Teuta Avdimetaj është Bashkëpunëtore Hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) e përqendruar në temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, perspektivës gjinore në fushën e sigurisë, si dhe ndërlidhjen në mes të teknologjisë dhe sigurisë.
Teuta studimet e nivelit master i ka përfunduar në Universitetin Georgetown në SHBA në fushën e Sigurisë Ndërkombëtare ku është fokusuar në studimin e terrorizmit dhe politikave të kundër- terrorizmit. Më parë, ajo ka shërbyer si Këshilltare Poltike për Presidenten e katërt të Republikëssë Kosovës dhe si Këshilltare e Jashtme në Ministrinë për Integrime Evropiane në kuadër të projektit “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë” të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.
Teuta ka shërbyer gjithashtu si konsulente për disa organizata ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm (P/CVE), përfshirë Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin, CIJA US, dhe Tony Blair Institute for Global Change. Ekspertiza e saj në P/CVE përfshin hulumtime dhe analiza të politikave mbi tendencat e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Ballkan, propagandën ekstremiste, programet e riintegrimit për ish luftëtarët e huaj, dhe monitorimin dhe vlerësimin e projekteve të P/CVE.
Fushat e hulumtimit: Parandalimi dhe luftimi i ekstremizmit të dhunshëm, Perspektiva gjinore në fushën e sigurisë, dhe ndërlidhja në mes të teknologjisë dhe sigurisë.