27/01/2012
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi një konferencë duke shënuar Ditën për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kosovë.
QKSS ka mbështetur agjencinë si vazhdim i përpjekjeve për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës në lidhje me të drejtat e tyre për privatësi. Drejtori i QKSS, Florian Qehaja, ka bërë një prezantim mbi perspektiven joqeveritare për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë. Drejtori i QKSS theksoi mungesën e ekspertizës në fushën e mbrojtjes së të dhënave në Kosovë dhe rrjedhimisht kërkoi nga Komisioni Evropian mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe jo vetëm të Agjencisë. Ai përmendi shqetësimet për shkelje të mundshme të të dhënave personale gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, të dhënat biometrike si dhe akuzat ndaj universiteteve private.