2/02/2012
Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) fton hulumtuesit e rinj të aplikojnë për një vend në serinë e vitit 2012 në ngjarjet për ndërtimin e kapaciteteve në kuadër të Young Faces Network (YFN). Tema e ciklit të për këtë vit është "Mbikëqyrja e Inteligjencës".
Dy punëtoritë për ndërtimin e kapaciteteve, që do të zhvillohen në Korrik 2012 dhe në Dhjetor 2012, do të përqëndrohen në mjetet dhe modalitetet për mbikëqyrjen e aktiviteteve të agjencive të inteligjencës. Fokus të veçantë do ti kushtohet sfidave me të cilat ballafaqohen vendet e Evropës Juglindore në këtë drejtim. Punëtoritë kanë për qëllim të ndihmojnë në ndërtimin e themeleve për një komunitet të ardhshëm të sigurisë në Evropën Juglindore me identifikimin, trajnimin dhe ofrimin e mundësisë së krijimit të rrjeteve për drejtuesit të rinj dhe të ardhshëm nga rajoni.
Pjesëmarrësit do të përzgjidhen në bazë të aplikacioneve. Për informata më të hollësishme mbi kërkesat për pjesëmarrje, përqendrimin tematik dhe logjistikë, shih më poshtë. Palët e interesuara ftohen të kontaktojnë DCAF (f.klopfer@dcaf.ch) për detaje të mëtejshme.
Për më shumë detaje për punëtoritë dhe kërkesat për aplikim ju lutem klikoni në liqet e mëposhtme: