icon

Barometri i Sigurisë i Ballkanit Perendimor (BSBP)

Rreth Programit

Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor (BSBP) është një program specifik i QKSS i cili është themeluar në shtator të vitit 2012. Ky program zbaton metoda hulumtuese kuantitative kryesisht për nevojat e programeve tematike të QKSS. Në krahasim me programet e tjera që lidhen kryesisht me fushën tematike sektoriale që mbulojnë, programi WBSB bazohet ekskluzivisht në metodologjinë unike që aplikohet. Në kuadër të këtij programi, QKSS kryen anketat vjetore të Barometrit të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor, që masin besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, si dhe masin perceptimet e qytetarëve për një gamë më të gjerë të kërcënimeve të sigurisë dhe sigurisë publike që kërcënojnë qytetarët e Kosovës. Programi WBSB gjithashtu kryen herë pas here botime speciale të sondazheve ose hulumtimeve kuantitative. WBSB ka qenë i lidhur mirë në QKSS, i cili së fundi po shërben edhe si brend në dimensionin rajonal. QKSS tashmë udhëheqë edhe një projekt që ka krijuar instrumentin Barometri i Sigurisë së Ballkanit Perëndimor (WBSB), fillimisht vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi,  por me tendencë që në të ardhmen të mbulojë të gjithë WB6. Programi do të vazhdojë të zhvillohet nga:

  • Sigurimi i një ekipi të qëndrueshëm që punon në çështje të ndryshme të programit si: metodologë, hulumtues për interpretimin e të dhënave, zyrtarë të vizualizimit të të dhënave, trajnerë të kërkimit në terren, mbikëqyrës të kërkimit në terren, studiues në terren, zyrtarë të futjes së të dhënave dhe zyrtarë të sigurimit të cilësisë;
  • Transformimi i WBSB në një instrument të qëndrueshëm rajonal të matjes së perceptimit publik të Ballkanit Perëndimor;
  • Rritja e aspektit të vizualizimit të komunikimit, numrit të produkteve të interpretimit të të dhënave dhe përpjekjeve avokuese për të nxitur shtrirjen e publikut.